Claudio Ranieri flitet se do të largohet nga Sampdoria me të përfunduar sezoni aktual.
Sipas “Sky Sport”, Claudio Ranieri ka njoftuar Sampdoria se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Ish-trajnerit të Leicester City do t’i skadojë kontratë në përfundimin e këtij sezoni.
Pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme midis tij dhe klubit për disa muaj, Ranieri përfundimisht do të largohet nga Stadio Marassi.
Vendimi i trajnerit nuk varet nga çështjet ekonomike, por ka të bëjë me programet e klubit për të ardhmen, sipas SkySports.