Tifozët e Partizanit motivojnë lojtarët para Vllaznisë

Futboll

Tifozët e Partizanit motivojnë lojtarët para Vllaznisë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 14:43
Tifozët e Partizanit motivojnë lojtarët para Vllaznisë

Partizani do të përballet kundër Vllaznisë në ditën e sotme, në një tjetër finale që do të zhvillohet për titullin e Superiores.

Kjo përballje do të jetë më shumë se e vështirë për kryeqytetasit pasi në Shkodër është zgjuar ëndrra e titullit kampion.

Përpara sfidës, është lojtari i 12 i Partizanit, “Ultras Guerrils”, që kanë motivuar lojtarët dhe kërkojnë që të japin maksimumin e tyre në fushë.

“Besnikët e përjetshëm” që nuk e kanë braktisur klubin në asnjë moment, kërkojnë që ta mbyllin këtë vit të pandemisë duke festuar për titullin kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat