Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Roberto Carlos ka bërë një deklaratë të çuditshme e cila është pritur me shumë ilaritet nga fansat, teksa është shprehur se ka fjetur me Ronaldo Fenomenin më shumë se me gruan e tij, duke nënkuptuar lidhjen e ngushtë me sulmuesin brazilian.
Në një intervistë për “Record”, Carlos foli për karrierën e tij dhe lidhjen e ngushtë me ish-sulmuesin brazilian duke u shprehur se që nga viti 1993 kur e njohur miqësia e tyre nuk u shterua kurrë.
Gjithçka që bën Ronaldo, e bën mirë.Kam fjetur më shumë herë me të sesa me gruan time. Kam bërë gjithçka me Ronaldon, me dhe pa kufij. Që nga viti 1993 ai është vëllai im”, u shpreh ish-mbrojtësi.
Kjo deklaratë vjen në prag të dokumentarit që gjigandi televiziv “DAZN” po zhvillon për sulmuesin brazilian Ronaldo, duke vendosur në qendër të projektit jetën dhe karrierën e tij futbollistike.
Braziliani Ronaldo dhe Roberto Karlos kanë luajtur sëbashku për kombëtaren e “seleçaos” dhe kanë qenë pjesë e skuadrës së Real Madrid në kohën kur këta të fundit simbolizoheshin si “Galaktikët”.