Tre gjyqtarë marrin dënim të rëndë pas një skandali  

Futboll

Tre gjyqtarë marrin dënim të rëndë pas një skandali  

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:02
Fabrizio Pasqua

Fabrizio Pasqua, Federico La Penna dhe Ivan Robilotta janë gjyqtarët e Serie A-së të pezulluar për një skandal të shpenzimeve, shkruan ANSA.

Shoqata e Arbitrave Italianë (AIA) konfirmoi në një deklaratë se disa zyrtarë ishin pezulluar si masë paraprake gjatë një hetimi të FIGC, (Federata Italiane e Futbollit).

Kjo u nxit nga një auditim i brendshëm i AIA-s në pretendimet e shpenzimeve, të cilët gjetën disa ‘mospërputhje’ në faturat dhe format e tyre. Ata nuk u emëruan cilët janë , por raportuan të jenë tre gjyqtarë të Serie A dhe katër ndihmës.

Tani agjencia e lajmeve ANSA po pretendon se gjyqtarët janë Pasqua, La Penna dhe Robilotta.

Asnjë prej tyre nuk është caktuar në fundjavën e fundit të ndeshjeve të Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat