Thomas Strakosha mund të largohet nga Lazio në verë apo në vitin 2022.
Largimi eventual i Simone Inzaghit nga Lazio do të ketë një efekt “domino” tek lojtarët e skuadrës, veçanërisht tek portieri Thomas Strakosha.
Trajenri, Simone Inzaghi nuk e ka rinovuar ende kontratën me Lazion dhe sipas mbarëvajtjes së sezonit mund të largohet nga klubi.
Bashkë me të sipas “Tuttomercatoweb”, mund të jetë edhe Strakosha, i cili pas një viti në pankinë dëshiron të luaj dhe të jetë protagonist.
Kontrata e Strakoshas përfundon në verë të vitit 2022, por kjo mund të ndryshojë pasi klubet angleze nuk e kanë problem blerjen e tij.
Nëse Inzaghi rinovon kontratën, atëherë Strakosha mund të qëndrojë në Romë edhe për një sezon, por nëse strategu italian largohet, atëherë shqiptari do të largohet poashtu nga Lazio.