Flamurtari nga Prishtina luftoi deri në fund por nuk arritën që ta mposhtin Dukagjinin nga Klina, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Dukagjini shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj kuqezinjve, duke u kualifikuar në finalen e barazhit, ku do të ballafaqohet me skuadrën që renditet në pozitën e tetë në elitën e futbollit të Kosovës.
Futbollisti me përvojë i Flamurtarit, Bashkim Shala, autori golit në minutën e 83-të, tha se me pak fat do të fitonin sfidën.
“Fakt është që me pak fat kemi mundur me fituar, po këto i ka futbolli. Dukagjinit i dëshiroj suksese në barazh”, tha Shala për gazetën “Bota sot”.