Zymer Bytyqi është futbollisti i radhës që ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.
Ylli nga Kosova iu bashkua në janar skuadrës së madhe turke Konyaspor, ku ka filluar të lë gjurmë të mëdha.
Falë paraqitjeve fantastike të tij, Bytyqi u bë shënjestër e tri Kombëtareve, ku Kosova dhe Shqipëria e kërkuan, por së fundmi interesim kishte shprehur edhe Norvegjia.
Zymer Bytyqi tani ka ardhur në Kosovë, ku shihet një fotografi në Prishtinë e postuar nga llogaria e tij personale në Instagram.
24 vjeçari do të jetë pjesë e “Dardanëve” për takimet e qershorit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/21/auto_E17BnYpX0AErG4T1621612548.jpg)