Dukagjini ka triumfuar ndaj Flamurtarit sot (2-1), duke siguruar plasman në duelin e barazhit ku do të vendoset ekipi i fundit që bëhet pjesë e Superligës së Kosovës në futboll.
Gazetarja sportive “Qeqa” Krelani ka komentuar fitoren e skuadrës së Armend Dallkut.
Ajo ka thënë se ka pritur një rezultat të tillë, dhe se Dukagjini është tashmë i gatshëm për Superligën e Kosovës.
“Dukagjini i mendon ndeshjet një nga një. Besova se Dukagjini do të shënojë në pjesën e parë. Dukagjini kaloi testin e vërtëtësisë, mund të luajnë ndaj çfardo skuadre, mendoj se janë të përgatitur si skuadër dhe mund të jenë pjesë e Superligës” – deklaroi ajo.