Harry Kane po pret me padurim fundin e sezonit dhe kjo sepse tashmë ndihet i lodhur duke mos fituar asgjë dhe duke konkuruar çdo sezon pa objektiv por thjesht për të rritur performancën e tij dhe mesataren e golave!
Sulmuesi anglez ka ambicie të mëdha, dëshiron të fitojë trofe, por problem mbetet kërkesa e lartë e presidentit Daniel Levy për ta lënë të lirë (150 milion paund).
Në prononcimin e fundit, kapiteni i Spurs dhe kombëtares angleze, ka folur rreth preferencave të tij, duke i “shkelur syrin” Manchester City, një nga klubet që interesohen për shërbimet e tij.
“Është gjithmonë një emocion i veçantë kur shoh Kevin De Bruyne.
Ai është një lojtar special. Dua të jem i sinqertë, disa nga topat që De Bruyne u dhuron shokëve të skuadrës te City, janë ëndrra e çdo sulmuesi”,thekson 27-vjeçari i Spurs.
E të mendosh që në moshën 20 vjeç, Foden i City ka koleksionuar 11 tituj deri tani kurse Kane ende 0… dhe është 27 vjeç!