Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka bërë një deklaratë interesante.
Infantino duke folur në një konferencë për shtyp në Kongresin e 71-të të FIFA-së, foli për për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”, ka deklaruar se Kupa e Botës mund të zhvillohet çdo dy vite, për arsye të shtimit të konkurrencës dhe kualitetit të ndeshjeve.
“Jemi duke e studiuar këtë gjë. Nuk besoj se do ta lëndonte Kampionatin, në fakt do ta shtonte argëtimin”, tha ai.
I pari i FIFA-së foli edhe për lidhjen e tij me Superligën Evropiane, të cilën u akuzua së fundmi se FIFA ishte në dijeni të krijimit të saj.
“Kam folur me shumë klube dhe gjatë bisedave kjo gjë gjithmonë u bë temë e diskutimeve. Kjo nuk do të thotë që FIFA ka bërë ndonjë komplot ose ka bërë fshehurazi diçka”, deklaroi Infantino.