Serhio Ramos nuk ka luajtur kurrë në Lojërat Olimpike dhe ky është një farë pengu për spanjolli duke qenë se ka provuar të gjitha kompeticionet e mundshme. Dhe për të plotësuar një ëndërr të tillë, kapiteni i Real Madrid është gati të heqë dorë nga pjesëmarrja në “Euro 2020”.
“El Chiringuito” raporton se mbrojtësi i “Los Blancos”, i cili këtë sezon ka kaluar peripeci dëmtimesh, ka kohë që është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.
Lojtari pritet të jetë gati në ditët e para të muajit qershor, teksa do të takohet këto ditë me Luis Enrike, trajnerin e kombëtares së Spanjës. 35-vjeçari do i kërkojë teknikut të mos e grumbullojë për “Euro 2020”, në mënyrë që të ketë kohë në dispozicion për të marrë veten nga dëmtimi.
Serhio Ramos e ka shprehur gjithmonë që ëndërron të luajë në Lojërat Olimpike, turne që këtë verë do të zhvillohet në Tokio të Japonisë (23 korrik-8 gusht).