Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.
‘The Reds’ e kanë nxjerrë në shtije gjilanasin dhe po kërkojnë 15 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Sipas raportimit të mediave në Angli thuhet se për shërbimet e 29 vjeçarit kanë shfaqur interesim katër klube të mëdha evropiane.
Bëhet fjalë për Romën dhe Lazion në Itali, Sevillën në Spanjë dhe Fenerbahcen në Turqi.
Se cili do të jetë destinacioni i radhës për Shaqen mbetet të shihet brenda një kohe të shkurtër.
Shaqiri gjatë këtij sezoni ka bërë 29 paraqitje me Liverpoolin, ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.