Sot u zhvillua takimi i barazhit në Ligën e Parë ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit.
Mes shumë tensioneve, kartonëve të kuq dhe lëndimeve të rënda ndeshja u mbyll me rezultatin final në 2:1 në të mirë të Dukagjinit që pret skuadrën nga Superliga për ndeshjen e barazhit.
Në përfundim të takimit në këtë ndeshje u lëndua rëndë, Lorik Maxhuni i Flamurtarit, ku media mëson se lojtari është operuar menjëherë pas ndeshjes dhe se gjendja e tij është stabile.
Kështu, futbollisti pritet të mungojë për 5 apo 6 muaj.