Mesfushori i Manchester United ka lavdëruar ish bashkëlojtarin e tij, Piotr Zielinski dhe tha se do të ishte i lumtur nëse do t’a kishte përsëri partner në mesfushë.
Bruno Fernandes luajti me Piotr Zielinski në Udinese dhe tha se ai është një mik i mirë i tij dhe një lojtar i mrekullueshëm.
“Ai është një person i shumë i mirë. Më pëlqen shumë. Ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në Itali dhe me të cilin kam vazhduar të mbajt kontakte. Unë fola me të disa muaj më parë dhe i thashë se do të doja të luaja përsëri bashkë me të. Kush e di se çfarë mund të ndodhë. Për mua, ai është me të vërtetë është një lojtar i mrekullueshëm”, tha Bruno në një intervistë për Canal+
Zielinski aktualisht është lojtar i Napolit.