Bale kthehet në Madrid dhe më pas tërhiqet nga futbolli, nuk stërvitet dot më shumë se 3 herë në javë

Futboll

Bale kthehet në Madrid dhe më pas tërhiqet nga futbolli, nuk stërvitet dot më shumë se 3 herë në javë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 06:42
Gareth Bale

Gareth Bale mesa duket ka probleme të theksuara fizike të cilat nuk e lejojnë të stërvitet më shumë se tre herë në javë.

Këtë program sulmuesi është i detyruar ta ndjekë në mënyrë që të mos ketë dëmtime afatgjate.

Lojtari i kombëtares uellsiane është aktualisht në huazim te Totenhem, ndërsa nuk ia ka dalë të rikthehet në versionin e tij më të mirë.

Ndaj, Spurs nuk do të rinovojë huazimin e tij dhe lojtari do të kthehet në Madrid për të kryer edhe një vit që i ka mbetur në kontratë.

Më pas, sipas mediave, Bale do të tërhiqet nga futbolli i luajtur edhe pse do të jetë në moshën 32-vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat