Sot vendost gjithçka për titullin në La Liga.
Real Madrid dhe Atletico Madrid do të luftojnë deri në sekondat e fundit të ndeshjeve që do t’i zhvillojnë, me skuadrën e Simeones që ka një përparësi të madhe.
Atletico është në vendin e parë me 83 pikë, kurse Real Madrid në vendin e dytë me 81.
Të drejtuarit e Simeones do të luajnë ndaj Real Valladolid dhe iu nevojitet vetëm fitorja për t’u shpallur kampion, sigurisht nëse Real Madrid arrin që të arkëtojë tre pikë të plota.
Në anën tjetër, madrilenët do të kenë para vetës një kundërshtar shumë të vështirë që është skuadra e Villareal.
“Los Colchoneros” kanë 25 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje në këtë edicion, kurse “Los Blancos” kanë 24 fitore, 9 barazime dhe 4 humbje, shifra pothuajse të ngjajshme.
Çdo rezultat tjetër përveç fitores së Real Madrid do ta shpallte automatikisht Atletico Madridin kampion në La Liga.