Aguero arrin akordin me Barçën, ja detajet e kontratës

Futboll

Aguero arrin akordin me Barçën, ja detajet e kontratës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 09:57
Messi dhe Aguero

Kun Aguero e ka vendosur: do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë. Ai është gati të nënshkruajë me katalanasit. Bomberi argjentinas, prej një dekade në “Etihad”, ka arritur marrëveshje verbale me katalanasit për kontratë deri në qershor të vitit 2023, për më pak se 10 milionë euro  page në sezon.

Ai pritet të nënshkruajë me Barçën pas finales së Champions-it së 29 majit, kur mund të luajë ndeshjen e fundit me Manchester City, kundër Chelsea. Në kontratën me Blaugrana-t parashikohet një bonus i majmë nëse do ta fitojë Ligën e Kampionëve në dy vitet e ardhshme.

Barcelona, gjithashtu po afrohet të nënshkruajë me Memphis Depay si një lojtar i lirë.

Ai iu ka konfirmuar menaxherëve të rinj se dëshiron t’i bashkohet Barçës. Negociatat po përparojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat