Tifozët pyesin: ku janë tani heronjtë e Interit?

Futboll

Tifozët pyesin: ku janë tani heronjtë e Interit?

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:06
Tifozët pyesin: ku janë tani heronjtë e Interit?

Më 22 maj 2010, Interi kompletoi “tripletën” historike, nën drejtimin e Jose Mourinhos. “qershia mbi tortë” ishte fitorja e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich. Diçka më tepër se një dekadë më pas, në kampin zikaltër u kthye titulli kampion. Natyrshëm, tifozët pyesin: ku janë tani heronjtë e “tripletës”? Çfarë ka ndodhur me protagonistët e atij triumfi të jashtëzakonshëm?

Ne po jua zbulojmë më poshtë, emër për emër. Duke nisur nga Mourinho, i shkarkuar nga Tottenham dhe tashmë i zyrtarizuar si trajner i Romës, nga sezoni i ardhshëm. Pra, rikthim i “Special One” në Serie A.

JULIO CESAR – Ambasadori i klubit të Interit

FRANCESCO TOLDO – Shef i “Inter Forever”, një ekip që luan miqësore në të gjithë botën me yjet e vjetër të zikaltërve.

PAOLO ORLANDONI – Në vitin 2012 doli në “pension”, sot është trajner i portierëve të Cagliarit.

LUCIO – I “vari këpucët në gozhdë” në fund të vitit 2019, pas një sezoni te Brasiliense.

JAVIER ZANETTI – Argjentinasi është zv.presidenti aktual i Interit.

MARCO MATERAZZI – Nga viti 2014 deri më 2017 ishte trajner i Chennaiyin në Indi; aktualisht është pa ekip.

IVAN RAMIRO CORDOBA – Drejtor menaxhues i zonës sportive të Venecias dhe partner zikaltër. Ai shpesh merr pjesë në ngjarje të organizuara nga Interi në të gjithë botën.

WALTER SAMUEL – Ish-mbrojtësi është pjesë e stafit të Lionel Scaloni në kombëtaren e Argjentinës.

CRISTIAN CHIVU – Trajner i ekipit U-18 të Interit.

MAICON – Luan në Serie D Italiane, me Sena.

DAVIDE SANTON – Është lojtar i Romës.

DEJAN STANKOVIC – Traineri i Crvena Zvezda të Beogradit (në detyrë që nga viti 2019).

SULLEY MUNTARI – Luan në Gana, me Asante Kotoko.

RENE KRHIN – Mesfushor i Castellon, divizioni i dytë spanjoll.

ESTEBAN CAMBIASSO – Studioi për t’u bërë trajner, duke fituar licencën ‘UEFA A’ në ‘Coverciano’. Tani mban rolin e komentatorit në ‘Sky Sport’.

THIAGO MOTTA – Pasi ka qenë trajner i Genoa për një periudhë të shkurtër në sezonin 2019-2020, aktualisht është pa ekip.

MCDONALD MARIGA – E përfundoi karrierën e tij si lojtar për të filluar karrierën si politikan në Kenia.

RICARDO QUARESMA – Luan në Portugali me fanellën e Vitoria Guimaraes.

WESLEY SNEIJDER – Doli në ‘pension’ pas përvojës së tij të fundit në Katar me Al-Gharafa.

MARIO BALOTELLI – Luan me Monza në Serie B.

MARKO ARNAUTOVIC – Luan me Shanghai SIPG në Kinë.

DIEGO MILITO – Nga viti 2017 deri më 2020 ishte sekretar teknik i Racing Club, në Argjentinë.

SAMUEL ETO’O – Bashkëpunëtor i Konfederatës Afrikane të Futbollit.

GORAN PANDEV – Sulmuesi maqedonas ende luan në Serie A, me fanellën e Genoa.

Suazo, Mancini dhe Vieira e përshëndetën Interin para fundit të sezonit. I pari është trajner i Carbonia, midis amatorëve të Sardenjës, braziliani është angazhuar në shtëpi me Villa Nova, ndërsa francezi udhëhoqi Nice deri më 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat