Beson që një ditë Ronaldo do të rikthehet në klub

Futboll

Beson që një ditë Ronaldo do të rikthehet në klub

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:07
Beson që një ditë Ronaldo do të rikthehet në klub

Cristiano Ronaldo ka qenë i lidhur me një largim nga Juventusi gjatë gjithë këtij sezoni.

Presidenti i Sporting, Frederico Varandas ka thënë se beson që një ditë Ronaldo do të rikthehet në klub.

Në një televizion portugez, Varandas ka thënë: “Unë besoj se ai do të rikthehet një ditë. Cristiano ishte njëri ndër personat e parë që më uroi për titullin kampion. Ai ka një vit kontratë të mbetur me Juventus dhe e di që dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve. Rikthimi i tij varet nga ai personalisht”, ka thënë presidenti.

Mamaja e Cristianos, Maria Dolores, kishte thënë para disa ditësh se djali i saj do të rikthehet një ditë në klubin ku edhe u rrit.

Edhe pse agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, mohoi lajmin për rikthimin e Ronaldos në Sporting, presidenti Varandas i bëri një ‘ftesë’ të hapur portugezit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat