Do të ulë siparin pasditen e sotme edhe Bundesliga gjermane.
Gara e vetme që ka mbetur për t’u vendosur në javën e fundit është pikërisht ajo e mbijetesës.
Aminia Bielefeld, Werder Bremen dhe Koln do të duelojnë në distancë, por vetëm njëra do të qëndrojë në elitë.
Në ditën e ceremonisë së titullit kampion, Bayerni i Mynihut do të presë në “Allianz Arena” skuadrën e Augsburgut, në një 90-minutësh festiv, ku Robert Lewandowski do të provojë të shënojë një tjetër gol, për të shkruar historinë në kampionatin gjerman.