Pirlo: Pas Milanit ishim ‘të vdekur’

Futboll

Pirlo: Pas Milanit ishim ‘të vdekur’

Më: 22 maj 2021 Në ora: 13:16
Pirlo: Pas Milanit ishim ‘të vdekur’

Andrea Pirlo foli në konferencën tradicionale për shtyp para ndeshjes së fundit të Serie A, e cila e gjen Juventusin në fushën e Bologna. Në “Renato Dall’Ara”, bardhezinjtë kanë vetëm një domosdoshmëri: të fitojnë. Tri pikët bëhen të vlefshme për Champions-in vetëm nëse ndalet të paktën njëri mes Napolit dhe Milanit. Pirlo nënvizoi:

“Skuadra është rikuperuar mirë, fitoret ndihmojnë dhe ekziston adrenalina. Bologna luan futboll, krijon shumë, ka lojtarë të rinj të shkëlqyeshëm. Do të jetë e vështirë si në ndeshjen e parë. Pas Milanit ne ishim ‘të vdekur’,  tani jemi akoma gjallë. Mendojmë së pari për veten tonë, pastaj shohim se çfarë ndodh në fushat e tjera. Ne nuk duhet të pendohemi. Presioni? Ka, si gjithmonë, por jemi të qetë dhe me entuziasëm.

Formacioni? Kulusevski ishte një nga lojtarët më të përdorur në sezon, nesër është një ndeshje e veçantë, do të shohim se cilat zgjidhje do të miratojmë. E ardhmja ime? Dua të vazhdoj të punoj me këtë ekip dhe këtë klub, por mendoj se është normale të jem në diksutim pas një sezoni të tillë.

Kënaqësia më e madhe e këtij sezoni? Marrëdhënia me djemtë, të cilët dhanë gjithçka dhe punuan me përkushtim. Nuk më pëlqyen rezultatet, nuk i arritëm qëllimet e vendosura. Unë isha fitues si lojtar, dua të jem edhe si trajner kështu. Mendoj se ky vit ishte një mundësi për t’u përmirësuar. Raporti me klubi? Unë mendoj për ndeshjen e nesërme, pastaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë”.

Në fund, trajneri i Juventusit emëron lojtarin që e befasoi më shumë këtë sezon: “Danilo, dy seanca trajnimi ishin të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat