Pep Guardiola në Serie A? Një skenar që, sipas fjalëve të trajnerit të Manchester City për “Corriere dello Sport”, nuk duket i pashmangshëm. Trajneri spanjoll, duke bërë shaka për këtë, flet për një zbarkim të mundshëm në kampionatin italian midis rreshtave të deklaratave shumë të ëmbla të rezervuara për Roberto Baggio:
“Baggio i mungon shumë futbollit. Kur të jem 72 vjeç dhe të vij të trajnoj në Itali, do ta pyes Robin nëse dëshiron të jetë ndihmësi im dhe kështu do të përpiqem ta kthej në futboll. Baggio është vështirë të bindet, ai do të vendosë. Nëse dëshiron të kthehet, do të kthehet. Përndryshe, nuk do ta shohim më në futboll përsëri dhe gjithsesi do të jetë mirë”.
Jo vetëm kaq, sepse Guardiola imagjinon “Divin Codino” që të drejtojë sulmin e Manchester City: “Ai sigurisht që do të luante me mua dhe do të ishte një sulmues i rremë (fals). Do të vraponte pak, por nga ana tjetër do të prekte 500 topa për ndeshje dhe do të shënonte 50 gola në sezon”.
Te Pep ekziston një lloj adhurimi për Baggio: “Fillimi i viteve 90-të. Unë luaja te Barcelona, ai te Juventusi. Juve ishte mbrapa dhe një zot kishte përpara: Roberto Baggio. Ai kishte goditje të pabesueshme, askush si Roby. Isha i impresionuar nga cilësia e tij. Në Barcelonë nuk isha i vetmi që e adhuroja.
Roby ishte një fenomen, duke luajtur vetëm me një këmbë, në një futboll italian që ishte shumë e vështirë për një sulmues të mbijetonte. Kishte shumë pak hapësira dhe maksimumi 4-5 shanse për ndeshje, por ai përsëri arriti të shënonte shumë gola dhe në situata të pabesueshme. Roby ishte si Maradona, Van Basten, Totti, Del Piero".