Ndeshja e fundit në kampionat për Juventusin mund të jetë vendimtare për shumë gjëra.
Në lojë është Liga e Kampioneve, por edhe një projekt që mund t ëvazhdojë apo jo me pjesëmarrës Andrea Pirlon e Cristiani Ronaldon. Por trajneri mendon se kjo sfidë nuk do të jetë vendimtare dhe as e fundit për të dy.
“Nuk mendoj se klubi do të vendosë në bazë të asaj që do të ndodhë nesër. Mendoj se kanë krijuar një ide të asaj që është bërë gjatë sezonit, nuk merren vendimet në bazë të ndeshjes së fundit.
Do të mbetet në dorë të tyre të diskutojnë e pastaj të shohim”, tha tekniku për të ardhmen e tij, ndërsa më pas foli edhe për atë të Ronaldos i cili mendohet se do të largohet nëse skuadra nuk siguron praninë në Champions.
“Unë e shoh ende bardhezi dhe të përqendruar. E ka treguar edhe në ndeshjen e fundit duke u sakrifikuar pasi dëshironte të fitonte Kupën. E shoh të përqendruar te e nesërmja dhe pastaj do të shohim për të ardhmen”, deklaroi Pirlo në konferencë për shtyp.