Pasditen e sotme do të vendosen fatet e La Liga-s teksa Real Madrid do të luajë në shtëpi përballë Vijarealit ndërsa Atletiko do të luajë në transfertë ndaj Valadolidit.
Skuadra e Simeonse do të ketë një test të vështirë përballë Valadolidit e cila luan për mbijetesë në këtë ndeshjes dhe do të provojë gjithçka kundër ‘’Los colchoneros’’.
Për të motivuar skuadrën presidenti i Valadolidit, Ronaldo Fenomeni, i ka premtuar lojtarëve të skuadrës 150 mijë euro shpërblim nëse mundin Atletiko Madridin në javën e fundit në La Liga.
Nëse kjo do të ndodhte dhe Reali do të fitonte në shtëpi përballë Vilarealit, atëherë titulli do të shkonte në shtëpinë e madrilenëve.
Ky vendimi Fenomenin ka bërë bujë të madhe pasi nuk dihet nëse shpërblimi është për të shpëtuar skuadrën e tij apo për të ndihmuar ish-klubin e tij të Real Madridit.
Sot, java e fundit
Real Madrid-Viareal 18:00
Real Valladolid-Atletiko Madrid 18:00.