Alejandro Camano, agjenti i ri i Lautaro Martinez, po punon shumë. Sipas “Marca”, ai u takua me drejtuesit e Real Madridit dhe Atletico Madridit këtë javë.
Padyshim, e ardhmja e sulmuesit të Interit, qëndrimi i të cilit te zikaltrit nuk duket të jetë aq i sigurt, ka qenë tema e diskutimeve.
Siç pranoi edhe vetë “Toro”, muajt e fundit ka pasur kontakte të ndryshme me Barcelonën, përmes mikut të tij, Leo Messi, por në fund asgjë nuk doli prej saj. Tani, Merengues po fillojnë aksionin, duke e kuptuar se do të jetë shumë e vështirë për të arritur qëllimin numër një, Erling Haaland (Borussia Dortmund nuk ka ndërmend ta shesë).
Sa iu përket “colchoneros”, megjithatë, jemi duke pritur të kuptojmë se cili do të jetë vendimi i Luis Suarez për të ardhmen e tij. Kjo është arsyeja pse Lautaro Martinez përfundoi në radarët e dy klubeve të Madridit.