​Arsyet pse Messi nuk luan sot ndaj Eibarit dhe situata mbi të ardhmen e tij

Futboll

​Arsyet pse Messi nuk luan sot ndaj Eibarit dhe situata mbi të ardhmen e tij

Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:16
Messi

Lionel Messi mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën pasi u konfirmua se ai do të humbasë ndeshjen e së dielës kundër Eibarit, e fundit për këtë edicion të La Ligas.

Skuadra nga “Camp Nou” do të përfundojë sezonin me një udhëtim në Eibar dhe aty do të jenë pa yllin e tyre pasi Messit i është dhënë leja nga Ronald Koeman të qëndrojë në shtëpi.

"Argjentinasi Leo Messi nuk është stërvitur të premten me lejen e trajnerit dhe ai nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Eibarit të shtunën," konfirmoi klubi spanjoll të premtën.

"Sulmuesi mund të shijojë një pushim përpara ndeshjeve të Copa America të muajit tjetër pas një sezoni në të cilin ai është një nga lojtarët në skuadër që ka luajtur më shumë ndeshje.", thuhet ne deklaratën zyrtare të Barcelonës.

Kontrata e përfaqësuesit të Argjentinës me klubin katalanas skadon në fund të sezonit.

Megjithëse ai njoftoi vitin e kaluar se dëshironte të largohej si lojtar i lirë, Barça mbetet me shpresë së ai do të mbetet në klub dhe bashkëlojtarët janë duke u përpjekur ta bindit për këtë.

Manchester City është shpallur si një nga kandidatët kryesorë për ta nënshkruar me Messin për shkak të fuqisë së tyre financiare dhe pranisë së ish-trajnerit të Barcelonës Pep Guardiola.

Por Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se është në garë pasi shpresojnë ta ribashkojnë atë me shokun e tij të vjetër të skuadrës, brazilianin Neymar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat