Carlo Ancelotti, trajneri i Everton, është i sigurt se skuadra e tij do të luajë për objektiva të rëndësishëm sezonin e ardhshëm:
“Besoj se në kampionatin e ardhshëm do të jemi gati të luftojmë për titullin. Jemi në rrugën e duhur për ta bërë, edhe duke marrë parasysh atë që kemi bërë në këtë sezon”, ka thënë trajneri italian.
“Kemi luftuar gjithmonë, veçanërisht me klubet më të fortë të kampionatit.
Kemi marrë rezultate që na kanë dhënë besim mua dhe klubit për të ardhmen”.