Arsenal shet futbollistin Willock!
Drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare për Martin Ødegaard, të cilin e huazuan nga Real Madrid gjatë merkatos së dimrit.
22-vjeçari pavarësisht dëmtimeve të shpeshta ka fituar besimin e trajnerit Mikel Arteta, i cili e cilëson mesfushorin si pjesë të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës.
Për të mbajtur në ekip norvegjezin, për të cilin spanjollët kërkojnë 40 milionë Euro, më parë klubi duhet të shesë Joe Willock, o cili aktualisht është i huazuar te Newcastle.