Një tjetër turk për Milanin, synohet afrimi i Under!
Milani vazhdon punën për të siguruar përforcime për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e kuqezinjve rikthehen të vëzhgojnë me kujdes situatën e Cengiz Under, i cili aktualisht është i huazuar në Premier League te Leicester, por kartoni i tij zotërohet nga Roma.
Klubi anglez nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e blerjes për turkun edhe pse verdhekuqtë janë gati të ulin Çmimin e kartonit të futbollistit. Nga kjo situate e krijuar kërkon të përfitojë Milani, por më parë lojtari do të rikthehet në Romë, ku për të ardhmen e tij do të vendosë trajneri i ri Mourinho.