Torino nis negociatat për rinovim me Sirigun
E ardhmja e Salvatore Sirigu me shumë do të vazhdojë të jetë në Torino.
34-vjeçari ishte shumë pranë largimit, por duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i ofrojnë rinovimin portierit, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor të vitit 2022.
Sipas mediave italiane, presidenti i klubit torinez, Urbano Cairo do të takohet me menaxherët e futbollistit në fund të kampionatit Europian, për t’i paraqitur atyre kushtet e reja për rinovimin e kontratës së Sirigut.