Werder Bremeni tronditet si vendas dhe bie nga Bundesliga I!
Werderi me Milot Rashicën i thonë lamtumirë shoqërisë më të mirë.
Monchengladbach shkatërroi me rezultat 4:2 Werderin në Bremen. Milot Rashica realizoi në minutën e 82-të, por që nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv Werderit.
Për Monchengladbach shënuan Stindl (3'), Thuram (52'), Bensebaini (58') e Neuhaus (67') dhe për Werderin Rashica (82') e Fullkrug (84’).
Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të.
Werderi bie në vend të 17-të me 31 pikë dhe Monchengladbach është në pozitën e tetë me 49 sosh.