Te Interi priten largime

Futboll

Te Interi priten largime

Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:03
Te Interi priten largime

Interi janë të zënë duke u përpjekur që t’i ulin rrogat në skuadër, derisa ata dëshirojnë që t’i largojnë lojtarët si: Marcelo Brozovic, Alexis Sanchez, Arturo Vidal, Aleksandar Kolarov dhe Ashley Young.

Zikaltrit siguruan një kredi nga Oaktree Capital këtë javë, por ende duhet t’i shkurtojnë shpenzimet për 15-20 për qind.

Sipas raportimeve të gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, një ndër lojtarët që do të sakrifikohet është edhe kroati Brozoviç, për të cilin kishte shprehur interesim Paris Saint-Germain vitin e kaluar.

Interesi ende ekziston dhe marrëveshje mund të zbatohet për një shumë të mirë parash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat