Atletico Madridi është në festë të çmendur, kampion i ri në Spanjë.
Futbollistit e Atleticos fituan tre pikë të mëdha, që nuk maten as me ari dhe që vulosën titullin e kampionit.
Atletico shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Valladolidit, në ndeshjen e javës së fundit (38-të).
Gëzim të Atletico, vaj të Valladolidi, pasi që kjo e fundit pashëndetët nga La Liga.
Futbollisti Luis Suarez shënoi në minutën e 67-të dhe i siguroi fitoren e madhe Atleticos.
Për Atleticon shënuan Correa (57') e Suarez (67') dhe për Valladolidin Plano (18').
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka një mijë e një arsye që të jetë sikur në qiellin e shtatë, sepse la prapa dy rivalët e mëdhenj, Realin dhe Barcelonën.
Atletico përfundon në vend të parë me 86 pikë, dy më shumë se Reali dhe shtatë se Barcelona dhe Valladolidi në vendin e parafundit (i 19-ti) me 31 sosh.