Tottenhami dhe Barcelona në garë

Futboll

Tottenhami dhe Barcelona në garë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:13
Tottenhami dhe Barcelona në garë

Tottenhami dhe Barcelona në garë!

Hansi Flik ka qenë shumë i tunduar në këto ditë të fundit, duke parë sulmin e fortë që i ka ardhur nga presidenti Joan Laporta për ta marrë te Barcelona, siç kuptohet ndoshta qartë edhe nga fjalët e shprehura nga Ronald Kuman në konferencën e djeshme për shtyp.

Por, përveç katalanasve, ishte edhe Totenhemi që kishte barazuar kërkesën ekonomike të Barcelonës, prej 10 milionë eurosh neto në sezon për të paktën katër vite, por në fund, Hansi Flik i qëndroi besnik zemrës së tij, por edhe fanellës së Kombëtares së “Pancerave”.

Madje, siç nënvizoi dje media gjermane në kor, kontrata që i garantoi Federata Gjermane e Futbollit ishte shumë më e varfër ekonomikisht, 5 milionë euro neto në vit deri në përfundim të Europianit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat