Presidenti i Sporting Lisbonës, Frederico Varandas, beson se Cristiano Ronaldo do të rikthehet një ditë.
Varandas gjithashtu zbuloi se Ronaldo ka qenë ndër të parët që i ka dërguar mesazh urimi, pasi Sporting Lisbona fitoi titullin e kampionit.
“Mendoj se një ditë ai do të luajë këtu. Cristiano ishte një nga të parët që më dërgoi një mesazh dhe na uroi për fitimin e titullit” – tha fillimisht ai për “Sic Noticias”.
“Ai ka edhe një vit kontratë me Juventusin. Unë e di se ai dëshiron të vazhdojë luftën për Ligën e Kampionëve. Padyshim, rikthimi i tij këtu vareg nga ai. Përveç se është një lojtar i shkëlqyeshëm, Cristiano është gjithashtu një tifoz i madh i Sportingut” – shtoi i pari i klubit portugez.
Frederico Varandas gjithashtu nuk hodhi poshtë mundësinë që sulmuesi portugez të rikthehet edhe te Manchester United.
“Ai mund të kthehet te Sportingu ose Manchester United këtë verë” – tha Varandas.
Cristiano Ronaldo në korrik të vitit 2002 kishte debutuar me skuadrën e parë te Sporting Lisbonës, teksa në gusht të vitit 2003 ishte transferuar te Manchester United.
36-vjeçari te “Djajtë e Kuq” kishte qëndruar deri në vitin 2009, për t’u transferuar pastaj te Real Madridi.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” që nga viti 2018 është pjesë e Juventusit..