“Kemi skandalin e radhës në futbollin italian”.
Antonio Cassano ka komentuar me shumë zemërim transferimin e afërt të trajnerit Roberto de Zerbi te Shakhtar.
“Një nga trajnerët më të mirë në Itali do të shkojë te Shakhtar. Me gjithë respektin për klubin ukrainas, në Itali ka të paktën 4-5 skuadra më të rëndësishme që mund t’i besojnë De Zerbi-t.
Po të kishte qenë Real ose Barcelona, do ta kisha çuar unë. Po Shakhtar…”, ka thënë ish-sulmuesi në Twitch.