Koha për revolucion në Real Madrid

Futboll

Koha për revolucion në Real Madrid

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Më poshtë do të mund të shikoni një tjetër analizë më ndryshe pas ndeshje Real Madrid-Villarreal.

Real Madridi ishte ai i vërteti me stilin e tyre dhe historinë kur luftojë sonte për titullin e La Ligas deri në minutën e fundit dhe për këtë lojtarët e Zinedine Zidane meritojnë duartrokitje.

Ata luajtën shumë dobët të shtunën, sidomos në pjesën e parë kundër Villarrealit, por ata e kryen punën e tyre në pjesën e dytë dike ja dalur që të shënojnë dy gola nga dy lojtarët më të mirë të sezoni – Karim Benzema dhe Luka Modric.

Nuk ishte dita më e mirë për Zidane, megjithatë. Trajneri i Real Madridit bëri disa vendime të çuditshme. Pse e theu ai partneritetin Nacho Fernandez-Eder Militao? Pse zgjodhi që Marcelo dhe Isco të jenë në bankë?

Real Madridi kishte shumë probleme këtë sezon dhe puna e Zidane ishte afër së shkëlqyeshmes por ai ndonjëherë bën zgjidhje që nuk kanë përgjigje të duhura dhe zgjedhjet e tij për mbrojtjen janë një shembull i kësaj. Sezoni ka përfunduar dhe tani fillon një periudhë reflektimi, por qartë edhe një sezon i tillë i ri nuk do të pranohet nga Real Madridi.

Nacho nuk duhej të largohet

Real Madridi e përfundoi sezonin me Militaon dhe Raphael Varane si mbrojtës, me Naxhon që nuk gjente vend në 11-ën startueses sepse duhej akomoduar francezi, por spanjolli nuk e meritoi zëvendësimin. Ky ishte një vendim i çuditshëm.

Zidane nuk dëshironte të dëgjonte dhe u kthye te Varane duke e zgjedhur atë para Nachos që e meritonte. S’paku kur nuk luan Ramos ai duhet të luajë.

Villarreal janë në formë para finales së Europa Ligës.

Të gjithë prisnin që Villarreal të luajë me skuadrën B apo C, por Unai Emery luajti me formacionin e tij më të mirë kundër Real Madridit.

Ata ishin të mahnitshëm në pjesën e parë kundër një Real Madridi të uritur dhe nëse vazhdojnë kështu, Manchester United nuk do ta këtë lehtë kundër tyre. Finale interesante pritet të jetë.

Një tjetër minutë i madh për Real Madridin

Me Los Blancos që ishin një gol prapa dhe Atletico Madridin që ishte në të njëjtën pozitë, Benzema për një moment e barazoi rezultatin. Por intervenoi VAR dhe u pa që Nr 9 ishte pozitë jashtëloje duke e anuluar këtë gol, Angel Correa shënoi një gol të bukur në anën tjetër për Los Rojiblancos. Këtë vit, fati nuk ishte në anën e skuadrës së Real Madridit.

Duartrokitje për Marcelon, Iscon…

Dukej që koha e tyre në Real Madrid ishte në fund, më shumë emra të mëdhenj që pritet të largohen këtë verë. Marcelo dhe Isco mund të jenë dy prej këtyre, pasi që asnjëri nuk ishte lojtarë i rëndësishëm për Zidane në fillim të këtij sezoni që përfundoi.

Zidane i dha mundësinë atyre për të luajtur minutat e fundit në këtë sezon, të cilët ishin më shumë se sa ata e merituan këtë sezon.

Benzema e përfundon sezonin me një gol të bukur

Benzema është lojtari i momenteve të mëdha dhe këtë ai e tregoi përsëri, duke shënuar një gol të bukur edhe pse nuk ishte në ditën e tyre të mirë. Tani, ai është gati për Francën në kampionatin europian… 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat