Real Madrid e ka humbur betejën me Atletico Madrid për La Liga-n.
Një rezultat ky që nuk është pritur shumë mirë nga Roberto Carlos, ish-yll i Los Blancos.
“Mendoj se ka qenë një sezon i mirë për skuadrën, por sigurisht i kushtëzuar”, ka thënë braziliani për AS.
“Të shohim nëse në sezonin e ardhshëm do të ndryshojnë disa probleme që kemi patur në këtë sezon: arbitra, VAR, penallti të padhëna, prekje të topit me dorë në zonë që nuk janë dhënë”, ka vazhduar Roberto Carlos.
“Ne e provuam. La Liga është një gjë shumë serioze dhe për ta komanduar duhet të kesh persona shumë serioze. Ajo që nuk mund të kemi janë shumë ndeshje me imazhe të shëmtuara”.