Pas Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, një tjetër kampion i madh mund të veshë fanellën e Inter Miami.
Disa ditë më parë ka dalë në skenë emri i Marcelo, por trajneri Phil Neville ka frenuar menjëherë entuziazmin:
“Nuk më duhet një tjetër mbrojtës i majtë. Në Miami ka më shumë mbrojtës të majtë sesa taksi. Mund të përforcojmë pozicione të tjera”, ka thënë Neville.
Marcelo, 33 vjeç, ka një kontratë me Real-in deri në vitin 2022. Inter Miami ka në ekip Joevin Jones dhe Sami Guediri në atë pozicion.