Thomas Brdariç, trajneri I Vllaznisë, është i bindur se Enea Jorgji ka vepruar drejt teksa ka dhënë 11-metërshin që vendosi ndeshjen ndaj Partizanit e luftën për titullin kampion të të kuqve. Në “Zona Gol”, tekniku gjerman argumentoi pse e shihte si faull atë të Belicës, ndërsa shpjegoi njëkohësisht se pse duheshin mirëkuptuar gjithmonë gjyqtarët për vendimet e vështira që merreshin brenda pak sekondash.
“Jemi ende në një garë të fortë, në luftë për titull janë disa skuadra dhe jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj skuadre. Është e sigurt që kemi treguar entuziazmin se çdo gjë është e hapur dhe në javën e 36 të gjithë tifozët shqiptarë do të jenë të lumtur për situatën që askush nuk di se kush mund të fitojë kampionatin.
Mendoj që ishte një ambient i mirë për të luajtur në “Air Albania”, ishim të motivuar kundër Partizanit në këtë stadium. Ne jemi fokusuar te ndeshja dhe skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë, të gjithë treguan përkushtim të jashtëzakonshëm, atë që i kisha kërkuar, ajo që duhej të bënim për të fituar dhe në fund e merituam rezultatin.
Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm me disa vendime, arbitri e mori mendimin se ishte i bindur se ishte penallti. Mund të diskutojmë për shumë gjëra, i gjithë kampionati ka plus e minus raste. Mund të themi se në këtë situatë ishim me fat, ishte faull. Duhet të besojmë te gjyqtarët se kanë punë të vështirë, nuk është e thjeshtë e duhet të pranojmë vendimet dhe nuk e kam vetëm për këtë. Mendoj se ishte një ndeshje e bukur dhe e merituam këtë fitore.
Nëse dora është para trupit, është gjithmonë një vendim i vështirë. Nëse është pas trupit, është më e lehtë, Nuk ishte e qartë për gjyqtarin, pasi topi devijohet nga dora e merr drejtim tjetër. Për mua ëhstë shuam e qartë që është penallti e qartë se nëse dora do të ishte poshtë nuk do ishte. Por ajo është e ngritur, është aktive, është para trupit, shton vëllimin. Për mua kjo është çdo herë penallti.
Për mua gjyqtarët treguan përformanca shumë të mira në ndeshjet e fundit se nuk është e thjeshtë të luash në këtë situatë dhe të japësh vendimet e duhura. Ne flasim për një situatë pasi e shohim 2-3 orë ndërsa ata e japin me sekonda, ne prapë e kemi të vështirë, ndërsa ata e japin brenda sekondave”, tha Brdariç.