Një festë risi, befasuese dhe në respekt të rregullave.
Populli interist ka organizuar takimin për të dielën, jashtë “San Siro”-s, për të celebruar të 19- in.
Do ta bëjë në mënyrë të rregullt, por pasionale. Është rikthim i ngadaltë te normaliteti, afrimi me të bukurën e futbollit “Selfie”-t përpara muralesit të famshëm të Lukakut, do t’i paraprijnë pritjes së Romelut të vërtetë, rreth orës 13:00, me afrimin e autobusit.
Në një sezon pa publik, Interi do të takojë popullin e tij rreth orës 17:00. Do të jetë momenti kulminant pas marrjes së çmimit në fushë, Konte dhe lojtarët do të dalin nga stadium për të hipur në një nga trarët që të dërgojnë tek unaza e tretë.
Dhe sipas premtimit, edhe qielli mbi “San Siro”-n do të ngjyroset zikaltër falë një “anijeje ajrore” të gjatë 15 metra. Përpara karantinës, në orën 23:00, gjithçka do të rikthehet në normalitet.