Barça do yllin e Milan-it, po studionin operacionin kryevepër

Futboll

Barça do yllin e Milan-it, po studionin operacionin kryevepër

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:19
Gigio Donnarumma

Barcelona po studion një operacion kryevepër duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira mes Laporta-s dhe Mino Raiola-s.

Një operacion që përfshin të ardhmen e Gigio Donnarumma-s, kontrata e të cilit me Milan-in skadon në fund të qershorit.

Ideja e klubit spanjoll është ajo që të shesë Ter Stegen për një shifër jo më të ulët se 60 milionë euro (pasi e ka paguar 12 milionë në 2014-ën) dhe më pas të marrë me kosto zero italianin.

Rroga nuk e frikëson Barçën, që po përgatit një shkurtim të rëndësishëm të rrogave duke nxjerrë në shitje lojtarë të cmuar të ekipit si Coutinho, Umtiti dhe Griezmann.

Lajmi është raportuar nga Corriere dello Sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat