Të mërkurën, ditën e fundit të Superiores për këtë sezon, Vllaznia do të kërkojë fitoren ndaj Laçit për të shpresuar te fitimi i titullit kampion.
Jo gjithçka varet prej shkodranëve, pasi në anën tjetër, Teuta ka golavarazh më të mirë.
Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Tomas Bërdariç duhet të bëjnë detyrën, ndërkohë që tekniku kroato-gjerman nuk do të ketë të gatshëm për sfidën me kurbinasit një element të rëndësishëm siç është Ardit Krymi, shkruan Vipsport.
Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit dhe kështu ka plotësuar numrin katër të tyre, duke qenë i detyruar të mbetet jashtë në ndeshjen e fundit të sezonit..