Walter Samuel mund të bashkohet me Jose Mourinhon tek Roma.
Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i Romes që nga sezoni i ardhshëm, por tashmë ai po mendon për kompletimin e stafit të tij teknik në pankinën “Giallorosse”.
Sipas “Corriere dello Sport”, ish-futbollisti i Interit, Walter Samuel do të bashkohet me portugezin në Romë.
Tashmë, shefi i skautëve do të jetë Jose Fontes, pasi ai do ta lë Leicesterin dhe të bashkohet me Mourinhon.
Sipas artikullit, Samuel mund të jetë zëvendësi i Mourinhos, pasi ai e njeh mirë Serie A dhe futbollin italian.
Samuel ka të njëjtën pozitë në Argjentinë, me trajnerin Lionel Scaloni, por është i tunduar nga oferta e Mourinhos.
Sidoqoftë, një rikthim i tij në Itali nuk do të mund të ndodhte deri me 11 korrik, kur përfundon Copa America.
Samuel ka fituar tripletën me Interin, ai ishte pjesë e Romës kur “Giallorossët” fituan Scudetton.