Anësori i Kosovës i Servettes po qëndron në Kosovë, a është ftuar nga Challandes?
Alban Ajdini po qëndron në Prishtinë, i cili si duket po pret ftesën e Challandes.
Në rrjetin social, Instagram, ai ka postuar një storie nga një nga hotelet në Prishtinë, ku e dëshmon se ai tashmë ka arritur.
Kjo pra mund të jetë tregues se ai është thirrur nga Challandes për ndeshjet e qershorit.
Ndryshe, Ajdini më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21.