Ish futbollisti i mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Hakan Shukur, ka kohë që ka ikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ai jeton në varfëri pavarësisht milionave që fitoi gjatë karrierës së tij si futbollist.
Golashënuesi legjendar i Galatasarayt u desh të largohej nga vendi i tij në mënyrë që të mos përfundonte prapa grilave pasi ai e kundërshtoi publikisht presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Ai shkoi në Kaliforni dhe filloi të bënte gjëra që nuk i kishte ëndërruar kurrë... Tani ai dhe një mik i tij janë bashkëpronarë të një restoranti në qytetin e Palo Alto.
Qendërsulmuesi i famshëm i Turqisë Hakan Shukur, me të cilin ekipi i tij kombëtar arriti vendin e tretë dhe suksesin historik në vitin 2002 në Kupën e Botës në Japoni dhe Korenë e Jugut, sot jeton larg vendlindjes së tij, me një jetë të vështirë, megjithëse fitoi miliona në karrierën e tij.
Gjegjësisht, vetë Shukur zgjodhi rrugën e një refugjati politik në SHBA. Siç thotë ai, ai rrezikoi ekzistencën e tij dhe të familjes së tij, por duke fituar para si shofer taksie dhe shitës libri, ai e shpëtoi nderin. Ai nuk donte të vuante nën regjimin e Recep Tayyip Erdogan”, ka shkruar gazeta kroate “VecernjList”.
“Problemet e Shukur filluan në vitin 2013, kur ai u largua nga partia e Erdoganit. Ai tregoi se çfarë i bënë politikanët dhe 'klanet' e tyre: “Gurë u hodhën në butikun e gruas time, fëmijët e mi u keqtrajtuan në rrugë. Unë duhej të largohesha. Sapo u nisa, babai im u arrestua. Ai u mor me kancer në burg. Ai u la i lirë për shkak të kësaj, tani është në arrest shtëpiak. Edhe nëna ka kancer. Kushdo që ka ndonjë lidhje me mua ka probleme në jetë”, ka thënë Shukur.
Ai mbeti pa gjithçka, edhe pse në karrierën e tij luajti për klubet më të mëdha turke, në Itali, Angli...
“Nuk kam para, kam investuar gjithçka në Turqi. Kështu që unë mbeta pa asgjë. Nuk më mbetet gjë askund”, tha më tej.
Ai shpreson se një ditë do të rikthehet në vendin e tij.
“Ky është vendi im. Unë e dua popullin tim, edhe pse për shkak të mediave të kontrolluara imazhi për mua është i shtrembëruar. Ne mund të vizitojmë Turqinë në të ardhmen. Jo gjithmonë do të jetë errësirë. Besoj se një ditë drita do të kthehet. Errësira nuk zgjat përgjithmonë”, tha ish sulmuesi me prejardhje nga Prishtina.