Mijëra tifozë të Milanit kanë qenë prezent sot në qendrën stërvitore në “Milanello” për të karikuar skuadrën përpara nisjes për në Bergamo, ku sonte në mbrëmje në orën 20:45, skuadra kuqezi do të ketë sfidën vendimtare ndaj Atalantës në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Aty do të vendoset dhe fati i skuadrës nga Milano nëse do të hyjë në grupet e Champions-it sezonin e ardhshëm ose jo.
Në pamje të parë tifozët e Milanit duken mjaft optimistë se skuadra mund t’ia dalë mbanë për të prerë një biletë për në fazën e grupeve të Champions-it sezonin pasardhës.
Siç shihet dhe nga pamjet tifozët e Milanit nuk kanë asnjë masë paraprake të protokollit antiCOVID-19 siç janë dy gjërat më elementare si distancomi social apo edhe mbajtja e maskës.