Ylber Ramadani është larguar nga Vejle BK, pas katër viteve të kaluar atje.
Lajmi është bërë i ditur nga vet futbollisti nga Kosova, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër për katër vitet e kaluara te skuadra daneze.
Ramadani tani është lojtar i lirë dhe mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i tij i radhës.
25-vjeçari në të kaluarën ka luajtur te Partizani, Drita, Ferizaj dhe Prishtina.