Mesfushori i Barcelonës, Riqui Puig nuk do të largohet nga Barcelona.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Barcelona zyrtarisht ka aktivizuar klauzolën që vazhdon automatikisht kontratën e Puig deri në vitin 2023.
Edhe Puig dëshiron qëndrimin në Barcelonë, pasi klubi refuzoi dy oferta për huazim më herët gjatë janarit.
Por, sipas Romanos, situata e Puig do të qartësohet plotësisht deri sa të merr fund dilema e trajnerit të “Blaugranëve”.
21 vjeçari ka regjistruar 14 paraqitje me Barçën dhe ka shënuar 1 gol në këtë sezon në La Liga.