Trajneri i njohur largohet!
Nuno Espirito Santo do të largohet nga stoli i Uolverhemptonit pas ndeshjes së fundit të Premier Ligës kundër Mançester Junajtdit që do të zhvillohet sot.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi përmes një komunikate, duke thënë se vendimi u mor me mirëkuptim, pavarësisht se portugezi kishte rinovuar për 3 vite në shtator 2020.
Pas këtij lajmi, kuotat e teknikut për të marrë drejtimin e Totenhemit u ulën menjëherë. 47-vjeçari largohet nga “Ujqërit” pas 4 vitesh. Ai e shndërroi këtë skuadër në një ekip konkurrues, ndërsa në vitin 2020 arriti edhe rezultatin më të mirë, duke shkuar në çerekfinalet e Ligës së Europës.